Gjithsej 1.200 komando turke janë larguar sot nga qarku egje Izmir drejt Afrin në veri të Sirisë, kumtoi televizioni turk NTV.

Komandot, të cilët janë dërguar nga shumë qytetarë turq, kanë hypur në aeroplanë ushtarakë në aeroportin ushtarak në rajonin Çiglli.

Komandot do të marrin pjesë në operacionin e armatës turke “Dega e ullirit” e orientuar kryesisht kundër Forcave për mbrojtjen e popullit të kurdëve sirianë.

Armata turke më 20 janar e filloi ofensivën “Dega e ullirit” në rajonin Afrin.