Aleksis Tsipras, Kryeministër i Greqisë, do të vizitojë në Prill Shqipërinë, në kuadër të një vizite zyrtare, ku do të ketë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Referuar të dhënave, vizita e Tsipras në Shqipëri do të jetë 3 ditore dhe ajo do të nisë në datën 6 prill.

Protokolli i Shtetit ka nisur organizimin për vizitën që do të zjhvillojë kryeministri helen Aleksis Tsipras në Shqipëri më datë 6, 7 ose 8 Prill, raporton Report Tv.

Burimet bëjnë të ditur se ndalesa e parë e kryeministrit Tsipras do të jenë në qytetin e Korçës. Më pas ai pritet që të vizitojë edhe Tiranën.

Ky takim vjen në një moment kur dy shtetet janë pranë një paketë-marrëveshjeje historike, që prek çështje të mbartura prej dekadash, që nga kufiri detar, te ai tokësor dhe problemet ditore me emigrantët apo pronat e shqiptarëve në Greqi.