Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të shpallin paketën më të madhe të sanksioneve kundër Koresë së Veriut për të ushtruar presion mbi të për programin bërthamor dhe raketor,  ndërkohë që Koreja e Jugut po përgatitet për bisedime me zyrtarët e Veriut.

Sanksionet më të ashpra mund të vënë në rrezik uljet e fundit të tensionit ndërmjet dy Koreve në kohën kur po përgatiten kushtet për një të mbajtur një takim midis liderit Kim Jong-un dhe Presidentittë Jugut, Moon Jae-in.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me Reuters në kushte anonimati, i quajti sanksionet e reja si paketën më të madhe të sanksioneve të reja kundër regjimit të Koresë së Veriut, pa dhënë detaje.

Zv.Presidenti Mike Pense kishte lënë të kuptohej ky plan dy javë më parë gjatë një ndalese në Tokio, që i parapriu vizitës së tij në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike.

Sanksionet e reja të SHBA do të shpallen ndërkohë që vajza e Presidentit të SHBA, Ivanka Trump, është duke zhvilluar një vizitë në Korenë e Jugut, ku do të ketë një darkë me Moon dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike