Dy persona janë qëlluar me armë zjarri për vdekje jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët.

Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara dhe më pas mbi 15 makina policia mbërriten në vendngjarje.

Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka tregues se ngjarja është e lidhur me terrorizmin.