E bardha ishte ngjyra që artistët kishin zgjedhur në ceremoninë e Brit Awards, të cilat i shoqëruan me trëndafila të bardhë në duar.

Një gjë e tillë u bë në kuadër të mbështetjes për lëvizjet Time’s Up dhe Me Too.

Të gjithë arstistët, përfshirë edhe Rita Orën dhe Dua Lipën mbajtën trëndafilat në duar, ndërkohë që një gjë e tillë nuk e ka kënaqur këngëtaren, Paloma Faith.

Për BBC artistja shprehu idenë që trëndafilat e bardhë duhet ti kishin edhe artistët meshkuj në ceremoni: “E vetmja gjë që jam mërzitur për sonte është se nuk ka më burra që mbajnë trëndafila të bardha, mendoj se duhet të ketë.”