Proces tërësisht transparent në sferën e furnizimeve publike ishte tema e diskutimit në takimin informativ që sot u mbajt në Strugë. Takimi “Reforma në furnizimet publike me kthesë të veçantë të projekt-tekstit të Ligjit për furnizime publike të Ligjit për furnizime publike” është organizuar me qëllim që të mundësohet diskutim interaktiv dhe këmbim të përvojave në drejtim të tejkalimit të problemeve të mundshme dhe gjetjes së zgjidhjeve adekuate, si dhe përmirësime të mundshme të Ligjit të ri për furnizime publike.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke i prezantuar reformat në furnizimet publike para pjesëmarrësve, theksoi se të gjitha ndryshimet janë publikisht të disponueshme, me qëllim që t’ju jepet mundësi të gjithë subjekteve të cenueshme që të japin sugjerime dhe kritika eventuale.

“Qëllimi është kur tërë procesi do të rrumbullakoset që të merret ligj cilësor, i harmonizuar me standarde evropiane dhe praktika pozitive dhe njëkohësisht do të ofrojë zgjidhje më afatgjate të pranueshme për të gjitha palët e interesuara”, tha Tevdovski.

Ai përkujtoi se Ligji i përhershëm për furnizime publike është ndryshuar 14 herë, ndërsa raportet e Komisionit Evropian treguan se çdo ndryshim do të thotë investim i vetëm shtesë i cilësisë së legjislativës.

“Qëllimi ynë është që ligji i ri ta përforcojë transparencën dhe kontrollin e procedurave dhe njëkohësisht t’i bëjë më të thjeshta dhe më të lehta për implementim”, tha ministri Tevdovski.

Si shembuj ai i theksoi ndryshimet e parapara për obligimin e detyrueshëm për ripërtëritje të marrëveshjeve për furnizime publike për secilën individualisht me njohuri të plotë për publikun në proces, implementim të vërejtjeve të Komisionit Evropian për publikimin e planeve për sistemin elektronik të furnizimeve publike.

Në pajtim me rregullat dhe praktikën evropiane, ligji i ri ofron mundësi përveç çmimit në lëndën e funizimit të vlerësohet edhe cilësia.

“Me këtë rast, organi kontraktues varërisht nga lënda e furnizimit, vetë do të mund të konfirmojë nëse si kriter do ta shfrytëzojë çmimin më të lirë, pagueshmërinë në bazë të jetëgjatësisë së prodhimit ose marrëdhënien më të mirë midis çmimit dhe cilësisë. Kështu kur furnizoni për shembull letër mund si kriter ta shfrytëzoni çmimin më të ulët, por në shëndetësi, gjatë furnizimit të pajisjes, ilaçeve, natyrisht se me rëndësi është cilësia”, theksoi ai.

Ligji i ri parasheh edhe shkurtim të periudhës së ndalesës për pjesëmarrje në procedurat për referencë të dhënë negative, rritje të negociatave për zbatim të ligjit dhe sqarim të mënyrës së kryerjes së furnizimeve të vogla, me obligim për lajmërim e dhe për furnizime të vogla.

Legjislativa, siç sqaroi Tevdovski, parasheh edhe vendosje të tregut elektronik të furnizimeve të vogla publike, me formimin e të a.q. “katalogu elektronik”, që do të mundësojë shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidhjes së furnizimeve nga vlera e vogël të cilat janë të thjeshta sipas natyrës së tyre.

“Vendosja e e-tregjeve është praktikë bashkëkohore në Evropë e cila duhet t’i lehtësojë procedurat. Vendosja e tregut elektronik është shumë i rëndësishëm sepse në Maqedoni në të kaluarën shumë shpesh janë furnizuar për shembull stilolapsa të cilat ishin mbipaguar dhe kanë kushtuar shumë më shumë sesa për shembull t’i blini në librari. Ideja është që ato prodhime të cilat janë frekuente të ekspozohen në këtë treg në katalogje dhe institucionet shpejtë t’i furnizojnë”, tha mes tjerash ministri Tevdovski.

Drejtori i Byrosë për furnizime publike Gjorgji Georgievski tha se janë pranuar shumë vërejtje të operatorëve ekonomikë për përfshirje më të lehtë të tyre në furnizimet publike.

“Në këtë proces janë të përfshirë të gjitha institucionet, që të sillet ligji funksional. Në faqen e Byrosë tani më mund të shihen marrëveshjet e arritura. Opinioni do të mund tërësisht të ketë mbikëqyrje në furnizimet publike dhe t’i detektojnë problemet”, tha ai.

Për përfaqësuesit e biznes bashkësisë, takimet e tilla janë një mundësi e mirë që vërejtjet e tyre të finalizohen me qëndrim konkret të shkruar, që do të përmbajë rekomandime konkrete si të rregullohet procesi i furnizimeve publike.

Projekti “Partneritet për biznes-rregullativë më të mirë” realizohet me mbështetjen e USAID-it së bashku me Ministrinë e Financave dhe Byronë për furnizime publike. Takime të ngjashme me biznes bashkësinë do të mbahen edhe në qytete tjera më të mëdha në vend, në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve konstruktive për harmonizim më të mirë ligjor të kompanive dhe mbështetje të dialogut publik-privat midis palëve të rrezikuara.