Fitimi i përgjithshëm neto i kompanisë të telekomunikimeve Telekomi i Maqedonisë (TM) SHA në fund të vitit të kaluar arrin 1.381.000.000 denarë dhe është rritur për 33,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Të ardhurat nga shitja në vitin 2017 arrijnë 10.221 milionë denarë dhe janë ulur për 2,5 për qind në krahasim me vitin 2016, kumtoi sot TM-jas.

Në tregun e telefonisë celulare, kompania ka pjesë prej 48,6 për qind, ndërsa baza e parapaguesve në fund të vitit të kaluar arrin 1.203.000.

Kompania arrin rritje për 1,8 për qind të të ardhurave nga shitja  me pakicë nga TV internet dhe digjitale nëpërmjet Protokollit të Internetit (IPTV) në fund të vitit 2017 krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i përgjithshëm i internetit me shtrirje të gjerë në fund të vitit 2017 është stabil dhe arrin 194 mijë, derisa pjesa e tregut të internetit me shtrirje të gjerë në fund të vitit 2017 arrin 46 për qind, sipas vlerësimeve të internetit.