Ndërtimi i autostradës Demir Kapi – Smokvicë të Korridorit 10, projekt që realizohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, do të realizohet në kuadër të afateve të parapara, ka theksuar  ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot në takimin me eurookomisarin Samuel Zhbogar, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Përmes ndryshimeve ligjore, ka theksuar Sugareski, janë lehtësuar procedurat për vendosje në funksion të autostradës.

Në takim është biseduar edhe për ndërtim të hekurudhës të Korridorit 8, projekt për rikonstruksion të 10 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 10 d, si dhe ndërtimi i rrugës së shpejt Gradsko-Drenovë faza e dytë e cila është financuar me grant nga Bashkimi Evropian.

Është biseduar për projektet që janë mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizimi i tyre.

“Si Qeveri maksimalisht jemi të përkushtuar në realizimin e tyre për shkak se mbështetjen që na mundëson Bashkimi Evropian është me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë Si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve kemi kënaqësinë që kemi një partner të këtillë dhe shpresoj se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Sugareski.