Strategjia për reforma në sektorin e jurisprudencës për periudhën 2017-2022, nuk jep detektim të saktë të problemeve në gjyqësi dhe nuk ka vizion të qartë se në cilin drejtim duhet të shkojë reforma e sistemit gjyqësor gjatë pesë viteve të ardhshme, me qëllim që të arrihen rezultatet thelbësore.

Kjo thuhet në punimin e titulluar “Reforma e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë: Ndryshim pa reforma?” i cili është një prej dy punimeve të autorit Denis Preshova që u prezantuan sot. Sipas tij, nuk ekziston dokument në kuadër të së drejtës së BE-së i cili e definon          çështjen e pavarësisë së gjyqësisë, por këto janë rekomandime dhe dispozita gjerësisht të definuara dhe për këtë arsye thotë, në procesin e negocimit dhe dakordimit me BE-në  kjo duhet të merret parasysh, ndërsa vetë procesi i reformave të gjyqësisë nën patronazh të BE-së duhet të trajtohet si projekt i përbashkët.

Ai në mënyrë kritike u përqendrua edhe në standardet evropiane për pavarësi të gjyqësisë dhe modelin e këshillave të fuqishëm gjyqësor dhe vëren se, insistimi i uniformitetit lidhur me standardet institucionale nga ana e KE-së, duhet të merret me rezervë duke e pasur parasysh kontekstin lokal në të cilin ekziston gjyqësia.

“Në vende ku nuk ka pavarësi të gjatë të gjyqësisë, ku ka mentalitet gjyqësor të submisiviteti (varësisë) dhe shkallë të lartë të varësisë së hierarkisë, gjatë vendosjes së këshillat të fuqishëm gjyqësor paraqiten më së shpeshti dy efekte negative – gjyqësia edhe më shumë u ekspozohet llojeve të reja të formave institucionale dhe jashtë-institucionale të presionit. Në rastin tonë kjo mund të vërehet përmes rolit të ministrit të Drejtësisë nga aspekti i formave institucionale, por edhe më shqetësuese përmes sinonimit të formave jashtë-institucionale të ndikimit – ‘tefterit’. Në qoftë se intervenojmë lidhur me këtë çështje ballafaqohemi me problemin që gjyqësia të shndërrohet në ‘lojë të tefterëve'”, thotë Preshova.

Marijana Llazarovska-Trajkovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropian për të Drejta të Njeriut në Strasburg, në komentin e saj theksoi se punimi porosit se Këshilli gjyqësor duhet të ketë rol të lidhësit midis pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

“Esenca është në atë që atje duhet të jenë njerëz me integritet me cilësi të larta morale dhe me njohuri të mëdha të sistemit gjyqësor në shtet, të cilët do të kenë për rol jo vetëm të kenë gjykatës ose të vendosin për përgjegjësinë e tyre, por edhe t’i analizojnë gjendjet në gjyqësi dhe vetë të propozojnë zgjidhje dalëse në situata të caktuara, vetë pa ndërhyrë në rrezikimin e pavarësisë së gjyqësisë”, tha Llazarovska-Trajkovska.

Në vitin 2016, shtoi, nga 10 vendime GJEDNJ për Maqedoninë, pesë janë për punën e Këshillit gjyqësor dhe thekson në mungesë bë veprimin në pjesën e pavarësisë së gjyqësisë.

Punimi i dytë i titulluar “Gjykata kushtetuese e humbur në reformat gjyqësore” e përpunon gjyqësinë kushtetuese në republikën e Maqedonisë, duke e përqendruar në ndikimin potencial pozitiv që kjo gjykatë do të mund ta ketë ndaj gjyqësisë, ndërsa përmes prizmit të reformave të lartpërmendura gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese, thotë Preshova, është institucioni më i pareformuar në RM, duke i përjashtuar intervenimet lidhur me përbërjen e saj, dhe vërejti se së bashku me Gjykatën Supreme ende punojnë sipas rregulloreve të miratuara në vitin 1992.

Prezantimi ishte në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis ” – Shkup, së bashku me Zyrën e Fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoni.