Nënshkrimi i marrëveshjeve për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve gjatë parandalimit të ekstremizmit dhe terrorizimit të dhunshëm është nismën e së cilën sot e kanë dakorduar ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Hungarisë, Oliver Spasovski dhe Shandor Pinter, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni.

Pas takimit në MPB, Spasovski tha se Hungaria në mënyrë bujare i ka ndihmuar policisë së Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e emigrantëve dhe përkujtoi se kolegët hungarezë deri tani kanë dërguar mbi 600 nëpunës të cilët së bashku me policët tanë e sigurojnë kufirin me Greqinë, ndërsa me këtë ndihmojnë në sigurinë jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për rajonin dhe BE-në.

Spasovski informoi se tashmë në tërësi janë dakorduar të gjitha procedurat për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Maqedonisë dhje Hungarisë dhe se për një kohë të shkurtër kjo marrëveshje do të ratifikohet.

Ministri hungarez i Punëve të Brendshme e ka potencuar rëndësinë e rolit të policëve të Maqedonisë të cilët e sigurojnë kufirin me Greqinë lidhur me rutën e emigrantëve dhe porositi se Hungaria edhe më tej do të jap mbështetje lidhur me mjetet materiale dhe teknike, por edhe në resurset njerëzore. Pinter tha se do të respektohen të drejtat e emigrantëve por edhe se nuk do të lejohet të rrezikohet siguria e rajonit.