Luciano Spalletti dëshiron të jetë trajner i Interit për sa kohë të jetë e mundur.

Ai me shaka ka thënë se Stefan De Vrij mund të jetë kapiten i ekipit të tij virtual, por pret që edhe Mauro Icardi të qëndrojë,

“Unë punoj çdo ditë me angazhimin maksimal për të qëndruar në Inter për aq kohë sa të jetë e mundur, për të arritur diçka të rëndësishme” ka theksuar Spalletti.

De Vrij ka qenë shumë i lidhur me “Zikaltrit” gjë që ka ngjallur dyshime për një largim të mundshëm të Icardi drejt Real Madridit.

Spalletti mori drejtimin e Interit verën e kaluar. Aktualisht Interi gjendet në vendin e pestë në Serie A.