Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me sulmin ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Sipas policisë, rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të  një fushe sportive, një person i është afruar trajnerit të Vllaznisë. Ernest Gjoka ka qenë në shoqërimin e një personi tjetër të quajtur G. L. Ai është sulmuar nga autori i cili e ka sulmuar duke e goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë në tokë.

Pas kësaj personi  është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës, thikë.

Policia thotë se po punohet për kapjen e autorit.