Nëse jeni në pritje të një fëmije, por keni probleme me zgjedhjen e veshjeve, nuk duhet të stresoheni.

Ka shumë veshje të cilat iu bëjnë të dukeni bukur, pavarësisht se trupi juaj pëson ndryshime nga dita në ditë.

Nëse keni dilema për veshjen tuaj, atëherë nevojitet marrja e disa këshillave nga personazhet VIP.

Një ndër to është edhe këngëtarja Katherine Jenkins, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Andrew Levitas.

Këtë të shtunë, bukuroshja edhe pse në pritje të ëmbël, është shfaqur mjaft elegante.

Duke qenë se temperaturat ishin nën zero, këngëtarja 37-vjeçare kishte zgjedhur një pallto ngjyrë lejla me rrip rreth belit, pantallona të zeza dhe një palë çizme të shkurtra.

Katherine Jenkins kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin në shtator të vitit 2014 në Londër, ndërsa në shtator të 2017 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Aaliyah Reign.