Këshillit i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e shtyu për më pak se një orë votimin e paraparë të Rezolutës, me të cikën kërkohet shpallja e armëpushimit 30 ditor në Siri, për shkak të evakuimit të të lënduarve dhe dorëzimin e ndihmës humanitare.

Shtyrja është për shkak të negociatave në momentin e fundit sipas tekstit të rezolutës, të propozuar nga Kuvajti dhe Suedia.

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov paraprakisht deklaroi se Moska është e gatshme të votojë për Rezolutën, por në tekst të garantohet se kryengritësit nuk do të gjuajnë në vendbanimet në damask.

Që Rezoluta të votohet nevojiten nëntë vota, ndërsa Rusia, Kina, SHBA-ja, Britania e Madhe apo Franca të mos vendosin veto. Nga fillimi i luftës qytetare në Siri në vitin 2011, Rusia 11 herë ka vendosur veto në tekstet e Këshillit të Sigurimit të cilat kanë të bëjnë në këtë vend të Lindjes së Afërt.