Seanca gjyqësore për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev në rastin “Dhunë në Komunën Qendër”, i cili paraprakisht ishte ndarë nga procedura, sot është shtyrë për më 5 mars.

Arsyeja për shtyrjen është ajo që ende nuk është gati ekspertiza që e ka kërkuar gjykata.

Kërstev nuk ka avokat, ndërsa në seancën e fundit gjyqësore u deklarua i pafajshëm.

Në rastin “Dhunë në Qendër” të akuzuar janë 14 persona, midis tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova.

Në seancën paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranoi i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.