Memorandim për bashkëpunim për përfshirje të sektorit privat në projektin e USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist sot do të nënshkruajnë marrëveshje ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe udhëheqësja e projektit Mirjana Makedonska.

Qëllimi i partneritetit është krijimi i kushteve më të mira për kyqje të kompanive në procesin e zhvillimit ekonomik lokal përmes iniciativave të cilat sjellin përfitime për kompanitë, por dhe për mjedisin më të gjerë afarist.

Janë paralajmëruar fjalime të ministrit Bekteshi, zëvendës udheheqësit të Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brok Birman dhe  përfaqësuesit të USAID-it në Maqedoni, Dejvid Ataberi.