Përvjetori i rënies së bustit të ish – diktatorit komunist,ka gjetur vend dhe në instagramin e këngetares Rezarta Shkurta.

Vajza e saj Hera ka qenë në shtëpinë e vejushës Hoxha nga ku këngëtarja Shkurta, ka kujtuar lidhjet familjare me diktatorin.

Bashkëshorti i Rezarta Shkurtes është nipi i diktatorit Hoxha dhe i vejushës Nexhmije. Aktualisht ai vuan dënimin me burg për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë vetë Rezarta prej kohësh nuk ka publikuar asnjë këngë dhe shihet herë pas here tek përpiqet të provokojë vëmendjen e publikut me foto të tilla, apo dedikime për Enver Hoxhën.

Ja që dikujt mund t’i hyjë në punë diktatori për të marrë ca klikime më shumë.

Image