Pas deklaratës së kryeministrit Rama për një President të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës ka reaguar edhe ambasada amerikane.

 Në një reagim zyrtar ambasada i kujton kryeministrit Rama se gjuha e shkujdesur me të cilën aludon bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.

DEKLARATA E AMBASADES

Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.