Policia malazeze po punon intensivisht në identifikimin e personit i cili hodhi një bombë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë dhe pastaj kreu vetëvrasje.

Zyrtarë të policisë në Mal të Zi kanë bërë të ditur që kanë marrë të gjitha masat për identifikimin e personit, i cili mbrëmë hodhi një mjet shpërthyes ne oborrin e kësaj ambasade.

Trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur në brigjet e lumit Moraça, i cili ndërroi jetë si pasojë e shpërthimit.

Gjithashtu është bërë e ditur se nuk ka dëme materiale në objektin e ambasadës.