Është shembur godina e pestë në Fier.

Fax News raporton së sot në orën 12:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kryeu shembjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit.

Mësohet se në trupin e objektit janë hapur 300 furrnella (vrima) ku u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit.

Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani, dhe pritet të shembet një tjetër godinë.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëmtime në xhamat e një dyqani nga ana tjetër e urës, në objektin e quajtur ish- banka e vjetër.