Fatkeqësisht Shkupi edhe këtë vit i tejkaloj kufijtë e lejuar të UE-së për ndotjen e ajrit që në muajin Shkurt, që është tregues së golgota ekologjike dhe shëndetësore e Shkupjanëve vazhdon edhe në 2018.

Në  UE, kufiri i lejuar i koncentrimit të PM10 grimcave ne 24 orë është mesatarisht 5o mg /m3. Në UE, numri i lejuar i limiteve të PM10 grimcave është 35 ditë në një vit kalendarik. Në 24 Shkurt 2018, këto limite të UE-së janë tejkaluar në të gjitha njësitë matëse në Shkup, përveç në Milladinovci, komuna  Ilinden.

Më poshtë në tabelë janë shënuar numri i përgjithshëm i tejkalimeve për 24h i limiteve të kufizuara (50 mg /m3) për PM10 grimcat (numëruar në ditë kalendarike) në çdo njësi matëse ne Shkup për vitin aktual, deri në 24.02.2018:

 

MatësiNumri i përgjithshëm i tejkalimeve për vitin 2018  (deri 24.02.2018)1Numri i lejuar i tejkalimeve për një vit 2
Qendër4235
Karposh4335
Lisiçe4835
Gazi Baba4535
Rektorat5535

 

Ua rikujtojmë se Banka Botërore (2015) vlerëson se në  Maqedoni prej ajrit të ndotur  në vit vdesin 1.350 qytetarë, përderisa Agjensioni Europian për ambient jetësor (2017) vlerëson së çdo vit ka afër 3000 raste të vdekjeve për  shkak të ndotjes së ajrit. Kjo do të thotë se çdo vit ka ndodh gjenocid ekologjik, ose ekocid.

Apelojmë deri te pushteti qendror dhe lokal për masa urgjente dhe afatgjate për përmirësimin e ajrit në Shkup dhe anembanë Maqedonisë. Ajri në Shkup nuk guxon të shfrytëzohet si kanalizim i industrisë së rëndë dhe asaj ndërtimore. Masat sikur vozitja dy ditore pa pagesë janë minimale për njërin ndër qytetet më të ndotura në botë. Si shembull, Gjermania planifikon të implementon transport publik pa pagesë në 5 qytete më të ndotura. Njëlloj, Kina ka angazhuar ushtrinë të mbjell fidane, më së shumti në rrethinat  e Pekingut, dhe përkohësisht ka mbyllur një numër të madh të fabrikave me qëllim uljen e ndotjes së ajrit. Parisi disa herë ka vendosur  “Ditë pa vetura” në qendër të qytetit.