“E vërteta të dalë në shesh”, “në burg dergjen njerëz të pafajshëm”. Kjo ishte motoja e protestës që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” dhe para gjykatës së Apelit në Shkup si shenjë revolte kundër rasteve gjyqësore të montuara. Familjarët dhe organizatorët e protestës kërkuan rigjykim të rasteve “Alfa “, “Lagja e trimave”, “Almiri” dhe raste të tjera. Ata thonë se sistemi gjyqësor në vend është i korruptuar dhe ankohen se familjarët e tyre po dhunohen dhe po përballen me kushte katastrofale nëpër burgje, pa pikë faji.

Ne sot protestojmë si edhe radhët e tjera kundër dënimeve drakonike që u jepen shqiptarëve po nga këto gjykata dhe pothuajse të gjithë dënimet e dhëna janë në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të fshehur. Protestojmë edhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale që nga momenti I burgosjes të të akuzuarve deri në vuajtjen e dënimit nëpër burgjet e Maqedonisë. Protestojmë për arsye se ajo gjykatë dhe ato gjykata në përgjithësi I drejtohem gjykatës së apelit, janë pjesë e një sistemi të korruptuar të drejtësisë – deklaroi Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik.

Familjarët thonë se ata janë të gatshëm të përballen me cfarëdolloj hetimi dhe do të vazhdojnë të protestojnë deri në fund për të dëshmuar pafajësinë e familjarëve, prindërve, vëllezërve e miqve të tyre. Familjarët e rastit të Kumanovës thonë se me çdo kusht kërkojnë hetim ndërkombëtar që e vërteta të dalë në shesh.

Gjithcka që u përmend ishin vetëm disa fjalë si gjithë gënjeshtrat e përditshme të cilat e përkrhahshin një hetim ndërkombëtar. A thu kush po frigohet nga ky hetim të cilin po e pengojnë dhe nuk po fillon. Ne jemi për një hetim se jemi të pastërt – tha Fadil Fejzullahut, një familjar në rastin ‘Kumanova’.

Ju lutem më ndihmoni mua dhe babit tim që të vij në shtëpi dhe ta shohin të gjithë se kam babi shumë të mirë.Pale cfarë të ketë bërë mendoni për mua që nuk kam asnjë faj që më thonë jetime duk e pas babin gjallë – tha një tjetër protestuese.

Unë më së miri e di se çfarë kanë përjetuar dhe si janë montuar rastet, jam munduar të zbardhen dhe të identifikohen autorët e vërtetë të krimit 31:45-58 E ftoj Qeverinë me urgjencë ti liroj djemtë e pastaj rigjykimin dhe për secilin rast të bëhet rishqyrtimi I rastit dhe të zbardhet – tha Bedri Hajdari- familjar në rastin Monstra.

Të gjithë rastet e lartë pëmendura si ai I Almirit, Lagja e trimave, Alfa e shumë raste të tjera gjyqësore zvarriten me vite, me kthim të procedurave nga fillimi dhe mozbardhjen e plotë të të gjitha dyshimeve.