Shefi alternativ i diplomacisë greke, me shkresë deri te komisarët evropianë kompetentë, kumtoi se Greqia e mbështet kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Nismën Adriatko-Joniane.

“Ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, me shlresë deri te komisarët kompertentë për zgjerim, Johanes Han dhe për politikë rajonale, Korina Krecu e publikoi qëllimin e Greqisë që ta mbështesë kandidaturën e IJRM-së në suaza të strategjisë së Bashkimit Evropian për Nismën Adriatko-Joniane (EUSAIR), shkruan në kumtesën e MPJ greke.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në një kumtesë të shkurtër, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, përkujtojnë se në nismë janë përfshirë Greqia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa bashkëpunimi realizohet përmes katër shtyllave të cilat kanë të bëjnë në rritjen blu, gjegjësisht rritje në sektorin detar, lidhja, gjegjësisht transporti dhe energjetika, mjedisi i jetesës dhe turizmi.

Mbështetja greke për kandidaturën e Maqedonisë në Nismën Adriatiko-Joniane, ishte dakorduar dhe kumtuar në takimin e Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit në Davos, si një ndër dy lëshimet që do t’i bëjë Athina zyrtare.