Duam të ndërtojmë njerëz të rinj me vlera të vërteta, integritet dhe mendje të hapur, porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në hapjen solemne të Forumit Botëror të Engjëjve të Biznesit (World Business Angels Investment Forum), që mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë.

Në fjalimin e tij në Forum në të cilin morën pjesë mbi 1.200 pjesëmarrës të 70-të shteteve, presidenti i Maqedonisë ka folur për qëllimet dhe vlerat e Shkollës për liderë të rinj,  e cila është shpallur  si projekti më i mirë social në Evropë për vitin 2017, nga ana e Forumit Botëror të Engjëjve të Biznesit.

Ai theksoi se Shkolla për liderë të rinj është për të rinjtë më të talentuar dhe më të suksesshëm nga Maqedonia dhe rajoni t’u mundësojë atë që nuk mund ta marrin në kornizat e sistemit arsimor zyrtar.

“Duam të ndërtojmë liderë me vlera të vërteta, integritet dhe mendje të hapur. Vetëm me mendje të hapur të rinjtë do të munden të mendojnë jashtë shablloneve, të gjejnë zgjidhje të reja dhe inovative në rrugën drejt suksesit individual dhe kolektiv”, tha Ivanov, duke plotësuar se pjesëmarrësit e Shkollës kanë mundësi të marrin dituri aplikative dhe interdisiplinore, këshilla praktike, direktiva dhe mentorime nga liderë të shquar botërorë.

Ivanov porositi se Shkolla për liderë të rinj është “start up” shkollë përmes së cilës liderët e ardhshëm shoqërorë të Maqedonisë përmes rrjetëzimit mund të kontribuojnë për ndryshime pozitive në shoqëri.

Ivanov zbuloi se idenë për organizimin e Shkollës së tillë e ka marrë kur si profesor falë studentëve të tij u bë president i Republikës së Maqedonisë dhe se e njëjta e financuar nga sektori privat është shembull për partneritetin publik-privat që investon në shoqëri dhe në të ardhmen.

Ai përkujtoi se Shkolla për liderë të rinj e cila është iniciativa dhe projekti i tij personal e cila organizohet nën udhëheqësinë e tij, deri tani kanë marrë pjesë mbi 320 njerëz të rinj nga Maqedonia dhe rajoni si dhe mbi 180 ligjërues të shquar botërorë nga fusha e politikës, biznesit, inovacioneve dhe komunikimeve.

Në fjalimin e tij Ivanov ka folur për transformimin dixhital të kompanive, politikës dhe universiteteve, për të cilat ashtu siç tha janë pjesë e procesit të pandalshëm të lindjes së paradigmës së re që duhet të ofrojë  zgjidhje inovative dhe kreative për sfidat globale.

Sonte në suaza të Forumit Botëror të Engjëjve të Biznesit, presidentit të Maqedonisë do t’i ndahet çmimi për Lidership botëror, me rastin e shpalljes së “Shkollës për liderë të rinj”, për projekt më të mirë social përgjegjës në Evropë për vitin 2017.

Forumi Botëror i Engjëjve të Biznesit është organizatë ndërkombëtare e cila e lehtëson qasjen deri te financat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, inovatorët dhe për start-up bizneset nga vetë fillimi i tyre, me qëllim përfundimtar për krijimin e vendeve të reja të punës dhe drejtësi më të madhe sociale. Në këtë forum investues marrin pjesë  mbi 1230 folës nga 30-të shtete, ndërsa të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e një numri të madh të kompanive botërore.

Presidenti Ivanov i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë nesër do të realizojë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me përfaqësuesit e kreut shtetëror turk.