Ju këtë ndoshta e dini por thjesht s`keni patur mundësinë të tregoni në vendin e punës që jëni më të zgjuar sesa kolegët.

Sipas studimeve shkencore janë disa cilësi  dhe treguesqë ju përshkruajnë juve me nivel të lartë zgjuarsie. Le të shohim se cilat janë ato cilësi që rëndit ‘Ekonomia Online’:

 

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koefiçentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, prandaj nuk duhet pirë duhan.

Jeni një mashkull që nuk pi shumë alkool

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në konsumin e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

Jeni një femër që e konsumoni alkoolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu rezultoi se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koefiçentë inteligjence më të lartë.

Nuk jeni fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

– Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koefiçent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

– U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

Keni marrë leksione në fushën e muzikës

Në vitin 2011, në Universitetin e New York u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjik, iu pëlqen të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që preferojnë macet janë më