Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi sot i komentoi ndarjen e dekoratave nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për një numër të madh personalitetesh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Selimi i cili e ka refuzuar dekoratën e presidentit, këto vendime i ka quajtur taktika gjarpërore të presidentit Thaçi. Ai ka shtuar se personalisht nuk do t’i japë rast presidentit për dekorim.

“Unë e di që ai(presidenti) ka dëshirë të mbetet objekt i mediave dhe të flitet shumë për të lidhur me këto taktizime gjarpërore që bën. Kështu e konsideroj edhe tërheqjen e mbrëmshme të tij nga ato, të cilat një herë në media i nxori si dekorime, tash si propozime. Por unë do të them që ato nuk kanë mundur as nuk do të ishin asnjëherë dekorime, sepse unë nuk do t’ia jepja rastin për një gjë të tillë”, ka thënë Selimi, transmeton kp.

Presidenti ka dekoruar për 10 vjetorin e Pavarësisë personalitetete dhe insititucione, për të cilat është bërë debat i gjerë në opinion.