Autorja 34-vjeçare që e kishte kthyer apartamentin në një fole për ushtrimin e seksit virtual me shtetas të huaj dhe shqiptarë e kishte kthyer atë në një biznes të vërtetë.

Policia ditën e sotëm ka zbuluar dhe shkatërruar një rrjet prostitucioni online si dhe ka vënë në pranga autoren 34-vjeçare dhe 8 punëtoret e saj.

Tutorja e kishte kthyer shtëpinë e saj të gjendur tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, një bordello të vërtetë.

Gjatë bastisjes nga policia në ambientet e dhomave janë gjetur pranga, dhe lodra seksi të cilat i përdornin vajzat gjatë punës.

Policia bën me dije se vajzat shqiptare kishin një faqe të dedikuar në internet, tek e cila mund të abonoheshin klientë nga e gjithë bota.

Mësohet gjithashtu se faqja ku ofronin shërbimet e tyre vajzat shqiptare nga 18 deri në 30 vjeç, quhet “Star Privat”, shkruan BW.

Para se të nisnin punën vajzat instruktoheshin gradualisht deri sa të aftësoheshin për kryer se x on line.

Sipas të dhënave të policisë ky aktivitet i paligjshëm zhvillohej prej 9 muajsh, ndërsa nën vëzhgim janë edhe disa faqe të tjera, që ka dyshime të kenë punësuar vajza nga Shqipëria.