Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë për pyetje të deputetëve. Kësi lloj seance mbahet në çdo të ejte të fundit të muajit, ndërsa Kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Të parët në rradhë për të parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, janë deputetët e opozitës, pastaj kolegët e tyre nga shumica parlamentare.

Në seancën e sotme me shumë mundësi nuk do të marrin pjesë deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.