Pas takimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, pritet që seanca për ratifikimin e demarkacionit të mbahet ditën e enjte.

Burime të Telegrafit kanë thënë se në këtë ditë do të mbahet seanca për demarkacionin.

“Të enjten në ora 10:00, do të mbahet seanca”, ka thënë ky burim.

Në këtë takim me ambasadorët, përveç shefit të shtetit, morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se që nga e mërkura janë të gatshëm për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet Demarkacioni./Telegrafi/