Në seancën ku po shqyrtohet dënimi i aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend është kufizuar xhirimi, kjo për shkak se gjykata ka marrë vendim që xhirimi të lejohet vetëm deri në momentin e fillimit të referimit të lëndës.

Ky kufizim po bëhet me respektimin e parimit që të akuzuarit janë të pafajshëm, deri të vërtetohet fajësia e tyre. Gazetarët janë lejuar të qëndrojnë brenda, por që as ata nuk guxojnë të xhirojnë në asnjë mënyrë.