Salah është i përkushtuar që t’ia dëshmojë të gjithë atyre që dyshuan në cilësitë e egjiptianit kur ishte te Chelsea, mes viteve 2014 dhe 2016.

Mohamed Salah u transferua nga Baseli te Chelsea në vitin 2014, kur Jose Mourinho ishte në krye i “Bluve të Londrës”, raporton Gazeta Express.

Trajneri portugez nuk i besoi shumë egjiptianit, pavarësisht insistimit për ta transferuar dhe e huazoi fillimisht te Fiorentina e më pas te Roma, nga ku u kthye sërish në Angli, kësaj radhe te ekipi i Jurgen Klopp.

Egjiptiani tani po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit që në sezonin e parë. Ai ka shënuar 30 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, 22 prej tyre në Premierligë, që është golashënuesi i dytë më i mirë, pas Harry Kane.

“Që kur u largova nga Premierliga për herë të parë, doja të kthehesha. Më pëlqen të luaj në Premierligë, e shijoj futbollin këtu”, u shpreh Salah.

“Nuk kisha shans të luaj te Chelsea, por kur kam shansin këtu (në Liverpool), mundohem t’i tregojë të gjithëve lojën time”.

“Por, sinqerisht kam mësuar shumë në Chelsea, nuk ishte aspak e lehtë për mua, tashmë jam këtu dhe i lumtur për mënyrën se si po ecin gjërat