Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur i pakënaqur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku nuk u arrit të zhvillohen punimet e seancës së jashtëzakonshme për ratifkimin e demarkacionit e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Haxhiu, ka ftuar deputetët që të tregohen unik në votën “pro” demarkacionit me Malin e zi, në atë mënyrë që të sigurohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit.

“Marrëveshja për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi bashkë me marrëveshjen e dy Presidentëve duhet të kalojë! T’i japim mundësi brezit të rinjë që të kontribuojë në zhvillimin e vendit e të ecim drejtë Evropës. Boll Ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet”, ka thënë Haxhiu, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.