Një episod qesharak dhe i çuditshëm është regjistruar nga udhëtarët në fluturimin me Ural Airlines nga qyteti turistik turk i Antalias drejt kryeqytetit rus Moskë.

Në videon e supershpërndarë në rrjetet sociale, shihet një pasagjere femër teksa përdor sistemin e ajrimit të avionit për të tharë mbathjet e saj.

Gruaja i shokoi gjithë udhëtarët e tjerë, të cilët thanë se nuk u duk sikur u vendos në pozitë të vështirë, teksa ajo kaloi të paktën 20 minuta duke bërë veprimin në fjalë, përcjell GSh.

Një nga pasagjerët me një smartphone filmoi skenën surrealiste ndërsa ajo mbante mbathjet mbi kokën e saj dhe i shtynte për t’i tharë ato.