Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane, përkeqësuar nga akuzat për ndërhyrje dhe mosmarrëveshjet për Ukrainën dhe Rusinë, do të jetë e vështirë, theksoi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov.

“Në mënyrë paradoksale, amerikanët po marrin masa që përqendrohen në ndërhyrjen në çështjet tona të brendshme dhe përhapjen e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe në prag të zgjedhjeve presidenciale ruse të 18 marsit”, deklaroi Riabkov, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Dhe pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të na fajësojnë pa prova dhe pa baza për të na përfshirë në procesin e tyre zgjedhor”, shtoi ai.

“Ne shprehim keqardhje për gjithë këtë. Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA-në do të jetë e vështirë”, tha ai, përcjell Atsh.

Në nivelin më të ulët si pasojë e konfliktit sirian dhe krizës ukrainase, marrëdhëniet ruso-amerikane janë përkeqësuar edhe më shumë me hapjen e një hetimi në SHBA mbi akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe dyshimet për bashkëpunim mes Kremlinit dhe ekipit të fushatës së Donald Trump.