Ferrari do ta zbulojë veturën 488 Pista në Panairin e veturave në Gjenevë, për të cilin kanë rrjedhur disa fotografi nga një forum i kësaj kompanie.

Ferrari ka qenë duke punuar në një version më të lehtë, më të fuqishëm e të bazuar për pistë të motorit të madhësisë së mesme të 488.

Disa fotografi të Ferrari 488 kanë rrjedhur së bashku me disa detaje të tij.

Në këto foto vërehet mbrojtësi i ri nga para dhe pas e sistemi i shkarkimit të gazrave.

Motori i Ferrari 488 Pista pritet të jetë 3.9 litërsh twin-turbo V8 i cili në modelet standarde prodhon 661 kuaj fuqi, por tani i përditësuar e më i lehtë prodhon mbi 700 kuaj fuqi.