Mediat portugeze kanë publikuar një deklaratë të ish të dashurës së Cristiano Ronaldo-s, Nereida Gallardo. Bukuroshja spanjolle ka folur për periudhën kur ishte në një lidhje me yllin e Real Madrid dhe jo vetëm.

Ajo ka komentuar preferencat seksuale të 33-vjeçarit dhe polemikën për djalin e tij të madh, Cristiano Junior.

Cristiano nuk pëlqente të përdorte prezervativ gjatë marrëdhënies, dhe teoria që ai e ka djalin e madh me një nënë surrogate është një justifikim. Mbështes më shumë teorinë e natës që ka kaluar me një kameriere ndërsa ishte me pushime në Amerikë. Përsa i përket çështjes lidhur me preferencat e tij seksuale modelja ka thënë: “Homoseksual? Me mua nuk ishte aspak, ua siguroj”.