Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, beson se gjigantët katalanas do ta mposhtin Chelsean në Champions League.

Braziliani fitoi katër trofe gjatë kohës së tij pesëvjeçare në “Camp Nou”, duke përfshirë dy kampionate në La Liga.

“Barcelona është forca më e fortë dhe definitivisht janë favoritë”, tha Rivaldo për “Marca”.

“Ju gjithmonë duhet të tregoni shumë respekt ndaj skuadrave angleze dhe vështirësitë që ata paraqesin, por në fund të fundit Barça ka lojtarë më të mirë dhe një ekip më të mirë”, shtoi ish-kampioni i Botës.

Braziliani u pyet më pas për humbjen e skuadrës së tij nga 3-1 në “Stamford Bridge” 18 vjet më parë për të arritur në fund me fitoren 6-4 në total.

“Ishte një lojë veçanërisht e vështirë dhe humbja në Londër e bëri situatën shumë të vështirë. Unë kisha mundësinë për ta bërë atë 4-1 në pjesën e dytë me një penallti, por nuk munda të shënoj, por fatmirësisht ne përparuam në kohë shtesë me dy gola më shumë”, përfundoi Rivaldo.