Anëtarësia e BDI-së, e me theks të veçantë rinia, po largohen nga radhët e BDI-së në Strugë. Këto informacione nuk vijnë nga partitë opozitare, por nga vetë anëtarë të BDI-së në këtë qytet, të cilët për momentin dëshirojnë të mbeten anonimë. Si shkak për largimin e tyre, ata përmendin personin me emër Armend K., i cili sipas tyre bën të gjithë punësimet dhe “dallaveret” e ndryshme, ku më së paku punësohen anëtarët dhe aktivistët e BDI-së.

“Ai është i implikuar edhe te skandali me veturat e shtrenjta. Ideja e tij ka qenë që komuna t’i blejë këto vetura 100 mijë euro, në kohën kur ka mbi 7 milionë euro borxhe”, thonë burime në BDI-në e Strugës.

Ato theksojnë se nëse Merko nuk distancohet nga Armend K., do të dalin edhe publikisht dot distancohen prej partisë./Kumanovasot