Janë publikuar fotot e para të fanellave të mundshme të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Ende nuk janë zyrtare, por tashmë kanë filluar të dalin fotot e para të fanellave të reja të Real Madridit.

E përditshmja spanjolle AS ka publikuar dy fanellat e Realit, të cilat duken ndryshe prej viteve të fundit.

Ato tradicionalet do të jenë bardh e zi, por ndryshim të madh do të ketë në fanellat e dyta, të cilat janë tërësisht ndryshe prej viteve të fundit.