Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Real Madridit dhe Alavesit, ndeshje në të cilët kapiten do të jetë Cristiano Ronaldo.

Real Madridi dhe Alavesi do të përballen në “Santiago Bernabeu” nga ora 16:15 në kuadër të xhiros së 25’të në La Liga.

Cristiano Ronaldo do të jetë kapiteni i madrilenëve në mungesë të Sergio Ramosit dhe Marcelos.

Ronaldo, që është kapiteni i tretë i Los Blancos, do ta udhëheqë skuadrën për herë të parë këtë sezon, ndërsa e ka bërë diçka të tillë disa herë që nga viti 2012