Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët me një tjetër artikull të huaj.

Kësaj here ai ka zgjedhur prestigjiozen amerikane “New York Times”. Në një shkrim të botuar në këtë të përditshme, tregohen mundësitë që kanë investitorët e huaj në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të New York Times për mundësitë e shkëlqyera që u ofron sot Shqipëria investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.