Qytetarët e Qendrës do të mund të paraqesin probleme komunale në Komunë përmes SMS porosive apo në Vajbër në numrin e telefonit 076-313-387.

“Qendër e pastër është ëndrra jonë e përbashkët. Me qëllim për ta realizuar duhet të punojmë të gjithë së bashku”, thuhet në thirrjen deri te qytetarët që të paraqesin probleme komunale.

Nga komuna informojnë se të enjten më 22 shkurt do të mblidhen mbeturinat urbane voluminoze në lagjen Kapishtec. Nga komuna Qendër ju bëjnë thirrje qytetarëve nga ora 08:00 deri 13:00 t’i nxjerrin pajisjet e vjetra shtëpiake dhe mobiljet t’i nxjerrin dhe t’i lënë para hyrjes së ndërtesave.