Seriozisht është shkelur pavarësia e Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili nuk i ka respektuar afatet për përcaktimin e çmimit të ujit, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësi Mile Boshnjakovski.

Vendimet janë marrë pas zgjedhjeve lokale në vitin 2017, sipas tij, kjo duhej të ndodhë në tetor të vitit 2016.

Informacioni për detyrimet dhe afatet të cilat dalin nga Ligji për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit është shqyrtuar në seancën e mbrëmshme qveritare. Nga analiza, siç ishte bërë e ditur, del se Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk i respekton afatet e përcaktuara konform Ligjit për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit. Konform kësaj, Qeveria u rekomandon ndërmarrjeve për menaxhim me ujërat të shtrojnë kërkesë për ndryshimin e vendimeve për tarifën e shërbimit të ujit.

Në pyetjen nëse Qeveria vihet mbi Komisionin i cili është trup i pavarur, Boshnjakovski tha se edhe pse është kështu puna e Komisionit është lëndë për analizë dhe mund të bisedohet për të.

“Procedurat janë shumë të qarta dhe treguese”, tha zëdhënësi i Qeverisë.