Nga Kumanova, Grupi i intelektualëve shqiptarë për hartimin e Memorandumit për çështjen e emrit të Maqedonisë ua përcjell një porosi të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Shqiptarët në Maqedoni kanë NJË QËNDRIM UNIK për zgjidhjen e çështjes së emrit të shtetit të Maqedonisë:

1. Çfarëdo zgjidhje për emrin e ri të shtetit, i cili nuk do ta pasqyrojë realitetin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të Maqedonisë është i papranueshëm për shqiptarët;

2. Çfarëdo zgjidhje e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë, pa pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë edhe të faktorit shqiptar do të konsiderohet si presedan dhe marrëveshje e fshehtë me dy shteteve fqinje, jo edhe marrëveshje për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit, në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, por edhe shteteve fqinje, të cilat dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët, në paqe, harmoni, mirëkuptim, progres dhe perspektivë evropiane;

3. Çfarëdo zgjidhje përfundimtare për emrin e shtetit të përbashkët, të popullit maqedonas, popullit shqiptar dhe bashkësive të tjera etnike pakicë që jetojnë në këtë shtet, e cila nuk do të parasheh emërtimin e shtetit në të gjitha format, si për përdorim të brendshëm edhe ndërkombëtar, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe me alfabetet e tyre, mbi parime gjuhësore dhe kuptimore, do të jetë i papranueshëm dhe do të konsiderohet shkelje flagrante e konventave ndërkombëtare që garantojnë identitetin, veçoritë etnike, kulturore dhe gjuhësore të popujve;

4. Përmbatja e Memorandumit shqiptar në përgatitje e sipër, për këtë çështje, nuk do të paraqesë pengesë për zgjidhjen përfundimtare të kontestit për emrin e shtetit, por inkurajim i palëve për sigurimin e një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët, pa i cënuar edhe interesat e palëve të treta, me qëllim të inkuadrimit të Maqedonisë në struktuarat euroatlantike, NATO dhe BE, për forcimin e paqes, ruajtjen e stabilitetit politik në vend dhe të sigurisë ndërkombëtare.

5. Pala shqiptare, me të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë, si dhe potencilin intelektual të saj, do të jetë në shërbim të sigurimit të një zgjidhje përfundimtare të drejtë dhe të qëndrueshme, në bashkëpunim me të gjithë faktorët politikë dhe jopolitikë në vend dhe jashtë vendit, në rrugë paqësore dhe institucionale, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.