Llogaritë e mbi 55 mijë përdoruesve të rrjetit Snapchat janë bërë publike, pas një mashtrimi phishing me fjalëkalime. Sulmi ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar përmes një ueb faqe mashtruese klkviral.org, e cila u ka dërguar linqe malicioze përdoruesve të Snapchap për t’u qasur në llogaritë e tyre. Snapchat ka paralajmëruar përdoruesit e rrjetit që të ndryshojnë fjalëkalimet si rezultat i sulmit.

Tash për tash është e paqartë se për sa kohë llogaritë e përdoruesve të Snapchat kanë qenë të ekspozuara në publik, ndërkohë që faqja mashtruese është bllokuar, shkruan The Verge.

Ndryshe, Snapchat deri më tash ka ndërmarrë një sërë masash parandaluese për të mbrojtur përdoruesit nga mashtrimet dhe për të bllokuar faqet e dyshimta, por duket se kjo nuk ka pasur edhe aq shumë sukses.