Sipas revistës franceze QS, e ardhmja e portierit Gianluigi Donnarummas do të jetë te PSG. Marrëdhëniet e mira të Marco Verratit me portierin e kanë bindur 19-vjeçarin që të transferohet në Ligue 1. Donnarumma është joshur nga projekti i presidentit Nasser Al Khelaifi, por edhe nga bukuria e kryeqytetit francez.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme te drejtuesve të Milanti se nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin, moskualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të kthehet në çështje. Raportohet se PSG është gati të bëjë ofertë në vlerë 70 milionë euro për kartoni e tij.