Brad dhe Jen; Beyonce dhe Jay-Z; Victoria dhe David. Shumë herë ne kemi parë tradhti në mesin e të famshmëve duke pyetur “Pse ai, për hir të Zotit, do ta tradhtonte atë?!”

Tradhtia nuk ka të bëjë fare me atë se sa janë njerëzit tërheqës, seksi apo të famshëm. Sipas ekspertëve, njerëzit zakonisht tradhtojnë për shkak të mungesës së korrelacionit. Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për atë se sa i rëndësishëm është krijimi i marrëdhënieve nxitëse dhe krijimi i ndjenjave të reja.

Hulumtimet kanë treguar se vetëm 7 për qind e grave dhe 8 për qind e meshkujve kanë tradhtuar për shkak të pakënaqësisë seksuale, derisa shumica e tyre në fakt kanë mashtruar për shkak të mungesës së lidhjes emocionale.

Për një lidhje cilësore, kërkohet kohë, energji dhe investime në marrëdhënie për të mbijetuar.

Poenta e gjithë kësaj: Vetëm me lidhje të mirë mund të parandalojmë tradhtinë. Investimi në kohë dhe energjia në lidhjen tuaj janë absolutisht dy gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për veten dhe partnerin tuaj.