Para Kuvendit të Kosovës sot do të mbahet një protestë ku do të kërkohet nga deputetët që marrëveshja e Demarkacionit të ratifikohet.

Këtë protestë e ka thirrur  Fondacioni i Kosovës për Inovacion.

“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione – iFOK, ftoj OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të Demarkacionit në Kuvend – për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni, transmeton Klan Kosova.