Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, sot në Ankara vendosi kurorë me lule në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut.

Presidenti Ivanov, siç informon kabineti i tij, gjatë ditës duhet të realizojë takim me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe me Kryeministrin Binali Jilldirim dhe me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë Ismail Karaman.