Natalie Portman e kishte një përgjigje të mrekullueshme kur u pyet rreth regjisorit Woody Allen, me të cilin kishte punuar në projektin Everyone Says I Love You në vitin 1996.

Aktorja 36-vjeçare u pyet nga gazetari i BuzFeed nëse mendon që “koha ka kaluar për Woody Allen” dhe ajo i dha një drejtim tjetër përgjigjes së saj.

“Nuk mendoj se kjo do të duhej të ishte temë e diskutimit. Por në vend të kësaj mund të flisnim p.sh.: Pse Elaine May nuk bën filma çdo vit? Pse Nora Ephron nuk bën filma çdo muaj? Ku është versioni femëror i Bill Cosby?Pse nuk shohim gratë aziatike në filma? – u shpreh aktorja.

Kemi aq shumë humbje në art për shkak se nuk po i jepet mundësia grave dhe njerëzve me ngjyrë. Të mos flasim për atë se si po përfundon karriera e burrave. Të flasim rreth asaj se sa ka humbur arti duke mos i dhënë mundësinë grave, njerëzve me ngjyrë, atyre me aftësi të kufizuara, komunitetit LGBT – të flasim për atë humbje për të gjithë ne në art, shtoi ajo.

“Le të flasim për atë zbrazëti të madhe në kulturën tonë. Nuk dua të flas rreth ‘A nuk është mëkat që ky person që ka bërë 500 filma, nuk mund të bëjë më?’ Nuk është tek unë të vendosi këtë gjë. Dhe nuk është diçka që më bën të mërzitem”.

Natalie po ashtu ka deklaruar se i ka rënë pishman që e ka nënshkruar peticionin në mbështetje të regjisorit Roman Polanski në vitin 2009.